Lacio u vjen në ndihmë familjeve të prekura, Tare rrit solidaritetin ndaj Shqipërisë

Lëkundjet e tërmeteve që prekën vendin tonë kanë shkaktuar dëme të shumta në banesa por më tragjikja mbeten jetët e humbura në to. Dhjetra shtëpi janë shembur totalisht duke zënë brenda edhe personat që banonin aty. Deri më tani raportohen 22 viktima dhe rreth 600 të plagosur. Një nga ngjarjet më të rënda të dekadave të fundit në Shqipëri sa i përket dukurive natyrore. Në mbëështetje të familjeve të prekura nga tërmetit ka qenë edhe bota e futbollit.

Në Italinë fqinje disa nga klubet e Seria A kanë shprehur ngushëllimet e tyre për viktimat e humbura teksa ekipi i Lacios solidarizohet edhe më tepër me këtë tragjedi. Drejtori Teknik, Igli Tare, gjatë ditës konfirmoi se do të mbështes me gjithçka mundet personat e prekur nga dukuria natyrore teksa një lajm i ri vjen nga klubi lacial.
Drejtuesit e klubit njoftojnë hapjen e një llogarie bankare për mbledhjen e të ardhurave në ndihmë të njerzve në nevojë. Lacio bën apel që të gjithë të kontribojnë në dhurimin e të ardhurave që pas mbledhjes së një shume të konsiderueshme, menjëherë t’u vihen në dispozicion të qindra personave që sot humbën gjithçka, madje dhe të afërmit e tyre.

“Mbrëmë një tërmet i fortë goditi Shqipërinë. Dhimbja nuk ka fjalë. Fatkeqësitë nuk kanë asnjë arsye.  Është e nevojshme të mbështetet popullata dhe familjet e prekura. S.S. Lazio, synon të rrisë vetëdijen midis mbështetësve të tij, dhe jo vetëm për këtë mënyrë. Duke shprehur afërsi të thellë, Klubi raporton IBAN-in e mëposhtëm për të bërë dhurime për popullatën shqiptare të prekur nga tërmeti”-thuhet në deklarattën zyrtare të klubit./Sport Ekspres/