Para pak ditësh Lacio u mund keqas nga Napoli, por Strakosha ishte ndër më të mirët në fushë dhe humbja erdhi kryesisht për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme në mbrojtjen laciale.
Sot, me shumë mungesa në prapavijë, Lacio fitoi 3-0 në Verona, me dy gola nga i zakonshmi Imobile. Megjithatë, një meritë të madhe në arritjen e fitores pati edhe Strakosha, i cili si zakonisht ishte perfekt në portë dhe kreu disa pritje shpëtimtare, pasi Verona pati shumë shanse për të shënuar. Në fundin e pjesës së parë Strakosha dhuroi spektakël, duke evituar golin në një goditje dënimi ekzekutuar në mënyrë perfekte nga Fosati.