Lacio ka publikuar listën e lojtarëve që trajneri Simone Inzagi ka zgjedhur për të vijuar aventurën në Europa League, ku në turin e ardhshëm do të përballet me Steauan e Bukureshtit, më 15 dhe 22 shkurt. Risia është mbrojtësi Martin Kaseres, i bashkuar me Lacion në janar, ndërsa mbetet jashtë portieri Ivan Vargiç, i cili luajti dy ndeshje në fazën e grupeve dhe bëri disa gabime.
LISTA
Portierë (2)
– Strakosha, Guerrieri.
Mbrojtës (10)
– Basta, Bastos, Kaseres, de Vrij, Lukaku, Marusiç, Patrik, Radu, Luiz Felipe Ramosh, Uollas.
Mesfushorë (8)
– Kreko, Di Xhenaro, Leiva, Luliç, Luis Alberto, Milinkoviç, Murxhia, Parolo
Sulmues (4)
– Kaisedo, Felipe Anderson, Imobile, Nani.
Lista B: Armini, Çirilo, Miçeli, Petrika, Reci e Spurio.