Lacio prezanton mbrojtësin e ri të ardhur nga Arsenali, largimi i Hysajt është çështje kohe

Elseid Hysaj nuk do të jetë pjesë e projektit të ri të Lacios. Mediat italiane kanë raportuar se drejtuesit e klubit bardhekaltër i kanë kërkuar menaxherit të lojtarit që të gjejë një tjetër ekip për të ardhmen e shkodranit. Reparti i mbrojtjes tashmë është mbipopulluar.

Lacio ka zyrtarizuar sot afrimin më të ri. Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të majtë, Nuno Tavaresit. Ky i fundit vjen në formë huazimi nga Arsenali. Në fund të sezonit, klubi italian ka detyrimin për blerjen e kartonit të tij në rast se lojtari do të ketë përmbushur disa arritje sportive në fushën e lojës. Në këto kushte, Lacio është e detyruar të largojë lojtarë për të mos mbipopulluar prapavijën dhe Hysaj duket se është i zgjedhuri i bardhekaltërve për t’u transferuar diku tjetër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/