Skuadra e Lacios nuk ka prezantuar ditën e sotme afrimin e ri, Mateo Musakio. Por duekt se me mbrojtësin italian mbyllet merkatoja e janarit për bardhekaltrit. Vetë Igli Tare është shprehur i prerë gjatë konferencës për shtyp të prezantimit se Musakio është blerja e vetme e këtij muaji, ndërsa vlerëson profilin e ish-lojtarit të Milanit, që pritet të zgjidhë shumë probleme në prapavijë.
“Ne po paraqesim blerjen e fundit dhe të vetme të janarit. Musakio është një lojtar me përvojë të madhe ndërkombëtare. Ai e njeh mirë futbollin italian. Ka luajtur për Milanin për 4 vjet. Për situatën tonë, ai është një goditje shumë e dobishme, e menduar mirë jashtë së bashku me trajnerin. Na duhej një profil i tillë, që nuk i duhej kohë për tu përshtatur. Jemi të lumtur t’i urojmë mirëseardhjen”, ka thënë Igli Tare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/