Cikli i Elseid Hysaj në Serinë A është i destinuar të mbyllet. Pas shumë vitesh në elitën e futbollit italian, Hysaj është dukshëm nën shkëlqimin e dikurshëm dhe nuk duket më premtues për të ardhmen.
Për këtë arsye, te Lacio janë të gatshëm për të mos ndërhyrë në një ofertë të mundshme për lojtarin shqiptar. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, përtej gatishmërisë së Lacios për të shitur Hysajn, nuk ka asnjë ofertë zyrtare për të.
Megjithatë janë disa ekipe nga Arabia Saudite dhe Katari që po marrin informacion për futbollistin e Shqipërisë. Për momentin Hysaj ndodhet me pushime dhe duket se kjo merkato vere do të jetë shumë e rëndësishme për vazhdimësinë e tij. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/