Fundjava perfekte për Lacion: Roma u mund dje, Interi u mund sot dhe “shqiponjat” laciale përfituan, duke triumfuar 2-1 në Udine dhe duke kapur Romën në vendin e tretë, pikërisht një javë para derbit të madh.
Në Udine nisi keq, skuadra friulane shënoi e para dhe u duk se do të ndalte krizën, por Lacio reagoi fort, duke përmbysur gjithçka me Imobilen dhe Alberton.
Pikë të arta dhe rekorde: Lacio fiton për herë të parë në historinë e vet 10 ndeshje jashtë fushe. Ndërkaq, edhe Imobile hyn në histori, sepse bëhet i pari futbollist i Lacios që shënon 27 gola me një kampionat.
Po Udineze? Për inat të Lacios, një rekord për ata: 8 humbje rresht, si asnjëherë në historinë e vet.