Lacio gjendet në situatën e Juventusit, nisin hetimet për transferimet e Igli Tares te bardhekaltrit

Juventusi u përball me një dënim të ashpër në Itali, ku iu zbritën 15 pikë në tabelën e renditjes. Gjithashtu pati edhe pezullime për kupolën drejtuese të “zonjës së vjetër. Duket se në një situatë të ngjashme tashmë gjendet edhe Lacio.

“Ansa” bën të ditur se Prokuroria e Tivolit ka shqyrtuar dokumentat e transferimeve të kryera mes Lacios dhe Salernitanës. Dy klube që deri në një periudhë kohore kanë pasur të njëjtin pronar, Klaudio Lotiton.

Dokumetet e grumbulluara tashmë do i dorëzohen prokurorit të FIGC-së, Xhuzepe Kines. “Sport Italia” citon se janë 7 persona të dyshuar në këtë proces, ndër të cilët janë edhe presidenti Lotito, së bashku me drejtorin sportiv Igli Tare. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë verdikti i gjykatës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *