Lacio gjen pasardhësin e Strakoshës, Tare kërkon nga Atalanta t’i kthejë “borxhin” e Berishës

Lacio ka nisur nga puna për të gjetur pasardhësin e Strakoshës. Bardhekaltrit shohin Karnesekin si njeriun e duhur për të mbrojtur portën e tyre sezonin e ardhshëm. Tare ofron 12 milionë euro plus 3 bonus, ndërsa Atalanta kërkon 18 milionë.

Mediat pranë Lacios bëjnë me dije se drejtuesit e bardhekaltërve shpresojnë që në Bergamo të kujtojnë nderin e 6 viteve më parë. Në atë kohë kryeqytetasit ulën çmimin nga 8 në 5 milionë euro për të shitur Etrit Berishën drejt Atalantës. Shkak për këtë u bë edhe dëshira e portierit shqiptar, i cili po kërkonte transferimin në Bergamo. Situata këtë herë është e njëjtë dhe Igli Tare mendon se tashmë është momenti që zikaltrit t’i kthejnë “borxhin”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *