Ndeshja mes Lacit dhe Tiranës është mbyllur në barazimin pa gola, 0-0. Një ndeshje e qetë, me temp jo të lartë, ndërsa protagonisti i ndeshjes ishte portieri i kurbinasve, Dajsinani. Më vecanërisht në minutën e 68 kur portieri i vendasve i mohoi një super gol Bajrovic.
Ndërkohë në fund, ndeshja është mbyllur në mënyrë të shëmtuar, me një skenë të turpshme për t’u parë. Futbollistin e Lacit, Cordeiron, e kanë braktisur nervat dhe ka ofenduar tifozët e bardhebluve duke treguar gishtin e mesit. Arbitri nuk e ka menduar dy herë për t’i nxjerrë kartonin e kuq Cordeiros, për ta dërguar në dhomat e zhveshjes dy minuta më herët. /Sport Ekspres/