Shpëtim Duro është larguar nga Laçi dhe nuk do të jetë më pjesë e kurbinasve. Humbja e fundit kundër Petrokubit ka lënë shumë gjurmë, aq sa u mbërrit në vendimin për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin. Në fillim u përfol se Shpëtim Duro u largua vetë nga Laçi.
Ndërkohë në faqen zyrtare, klubi thekson: “KF Laçi shkarkon trajnerin Shpëtim Duro pas eliminimit nga turi i dytë i Conference League dhe humbjes së finales së Kupës së Shqipërisë. Në ditët në vijim do të ketë të reja të tjera në lidhje me trajnerin e ri dhe lëvizjet e tjera”, shkruhet në reagimin e klubit. /Sport Ekspres/