Laçi është duke përjetuar një moment të keq në Superiore. Në javën e fundit, kurbinasit arritën të barazonin me Tiranën dhe shpresojnë se kjo do të jetë pika e kthesës së tyre. Ndërkohë në ditën e sotme, kjo skuadër ka luajtur në Kupë ndaj Devollit.
Asnjë problem për të kaluar në fazën më tej, teksa mbërriti fitorja e thellë në shifrat 5-0, që i bashkangjitet triumfit 2-0 në takimin e parë. Autorët e golave ishin Prengaj dhe dopieta e Babatundes me Gecin. /Sport Ekspres/