Laçi kaloi turin e parë në Europa League dhe tanimë po përgatitet për ndeshjen e parë kundër norvegjezëve të Moldes. Kurbinasit takimin e parë e zhvillojnë në transfertë dhe tashmë është përcaktuar edhe programi i kësaj sfide, që luhet të enjten prej orës 19:00.
Prej ditës së sotme futbollistët janë vënë nën urdhrat e trajnerit Besnik Prenga dhe kanë kryer një seancë të lehtë stërvitore në aneksin pranë stadiumit në Laç. Nga nesër ekipi do të zhvendoset të përgatitet në Kamzë. Kjo nuk ndodh pa një arsye.
Kundër Moldes Laçi do të luajë në fushë me bar sintetik dhe stafi teknik kërkon që ekipi të përshtatet me një fushë të tillë, pasi gjatë kësaj vere është punuar vetëm në fushë me bar artificial. Seanca e radhës do të zhvillohet nesër pasdite.