Laçi dërgon Tiranën në zonën e ftohtë për vitin 2024, fitore me përmbysje dhe shumë gola

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Laçi ka arritur që të fitojë takimin me Tiranën, në një ndeshje emocionuese dhe me përmbysje rezultati. Bardheblutë kaluan të parët në avantazh me anë të Ndrecës në minutën e 40. Ndërkohë Cordeiro, do të rikthente baraspeshën në minutën e 46.

I njëjti autor goli shënoi edhe në minutën e 51, duke i kthyer avantazhin Laçit. Për të vulosur historinë e këtij takimi mendoi Traore në minutën e 60. Nga ana tjetër kriza vazhdon për Tiranën që shkon në zonën e ftohtë, në vendin e 8, madje me një ndeshje më shumë të luajtur se Bylisi i vendit të 9. Kjo ishte java e fundit e Superiores dhe kështu Tirana e mbyll në zonën e ftohtë dhe jo në vendet e Final Four që ishte padyshim objektivi kryesor. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/