La Rashfordin në stol për të 4-tën herë radhazi, trajneri nuk tërhiqet edhe pas humbjes: Do ta çoj idenë time deri në fund

Ruben Amorimi po vepron me “dorë të hekurt” te Mançester Junajtedi. Rashfordi, pavarësisht se shihej si një prej yjeve të ekipit, ka qendruar jashtë formacionit për ndeshjen e 4-t radhazi. Shkak është bërë mungesa e disiplinës në stërvitje. I pyetur nga gazetarët pas humbjes së sotme në lidhje me situatën e Rashfordit, Amorimi është përgjigjur se nuk do të tërhiqet pas dhe do ta çojë deri në fund idenë e tij.

“Ndonjë ndryshim në situatën e Rashfordit? Nëse ai nuk është këtu… atëherë ju mund të vendosni vetë. Është gjithmonë e njëjta arsye. Duhet të jemi të njëjtët profesionistë, të njëjtët djem, në fitore apo në humbje. Kur humbim, unë duhet të jem më i fortë. Do të vazhdoj me idenë time deri në fund”, ka deklarua Ruben Amorimi./Sport Ekspres/