Enis Bardhi festoi 23-vjetorin e lindjes si protagonist. Ylli shqiptar i Maqedonisë shkëlqeu gjatë sezonit të kaluar me Levanten, duke spikatur mbi të gjitha për golat e realizuar me goditje standarde.
Në përvjetorin e lindjes, djaloshi i lindur në Shkup mori edhe një urim special nga faqja zyrtare e La Liga-s. Në dedikimin kushtuar numrit 10, Bardhi etiketohej si “Mjeshtri i goditjeve standarde”, ndërsa ky vlerësim kishte përkrah edhe me flamurin shqiptar.
Si dhuratë për ditëlindje, faqja e La Liga-s publikoi një video me disa prej golave më të bukur të realizuar nga Bardhi, me mesfushorin që e mbylli sezonin e kaluar në kuotën e 9 rrjetave, ku dy prej tyre i shënoi në portën e Barcelonës.
Paraqitjet e 23-vjeçarit te Levante e vendosën në lupën e disa klubeve të rëndësishme europiane, ndërsa së fundmi për shërbimet e mesfushorit interes kanë shfaqur turqit e Beshiktashit.
https://www.facebook.com/LaLiga/videos/1844766065559944/