Real Madrid-Barcelona është padyshim sfida më e rëndësishme në Spanjë, por jo vetëm. Kjo pasi përballja mes dy gjigantëve spanjollë tërheq gjithnjë shikueshmëri nga tifozë nga e gjithë bota. Këtë simbol të futbollit andaluzuan, La Liga vendosi ta kthente në një markë ndërkombëtare. Madje ndërmori edhe hapat ligjorë për tu siguruar që të ishte e tillë.
Megjithatë në të njëjtin mendim nuk ka qenë Gjykata e Bashkimit Europian, që ka refuzuar të regjistrojë “El Clasico”-n një markë. Arsyeja është fakti se mungon karakteri dallues, i cili është një nga kriteret për tu regjistruar si një markë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/