La fushën me barrelë dhe me lot në sy! Italia humb një nga më të mirët, Spinazzola mbetet jashtë me muaj

Një mbrëmje e pafatë ishte kjo e sotmja për Leonardo Spinazzola-n. Futbollisti 28-vjeçar u dëmtua në minutën e 77 të lojës mes Italisë dhe Belgjikës. Gjatë ndjekjes së Thorgan Hazard, mbrojtësi i Romës pëson një dëmtim në këmbën e tij të majtë, që e detyroi të zëvendësohej menjëherë nga trajneri Mancini.

Me barrela dhe lot në sy Spinazzola lë fushën e lojës dhe tashmë ekziston një frikë e madhe për një mungesë të gjatë të tij. Në kontrollin e bërë në dhomat e zhveshjes dyshohet për një këputje të tendinës së Akilit, gjë që mund të lërë për një kohë të gjatë jashtë futbollit lojtarin e axurrëve. Një dëmtim i tillë kërkon 4-6 muaj rekuperim.

Italia humb kështu një nga më të mirët që kishte në dispozicion, teksa me paraqitjet e tij Spinazzola ka dhënë një kontribut të madh për mbërritjen e kësaj Kombëtareje në gjysmëfinalet e Kampionatit Europian./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *