“Hilet” që italianët kanë në ADN! Shtirej si i dëmtuar rëndë, shihni si Imobile çohet të festojë kur kupton golin (VIDEO)

Italia ka shkuar në gjysmëfinale të Europianit pasi mundi Belgjikën në shifrat 2-1. Ajo që u pa në minutat e fundit ishte se “axurrët” nuk kanë harruar edhe “hilet” e tyre, duke ditur në perfeksion sesi mund të heqësh minuta loje duke u shtirur në fushën e blertë. Por momenti kulminant mbërriti në golin e parë të Italisë. Video që po shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale është pikërisht realizimi i Barelës.

Fillimisht ishte Imobile që kishte topin në zotërim dhe pas një dueli me lojtarin e Belgjikës, sulmuesi italian u shtri në fushë dhe nisi të rrotullohej si të ishte dëmtuar rëndë. E megjithatë nuk kishte nevojë për barelë, mjaftoi që të dëgjonte zhurmën e shokëve të ekipit dhe tifozëve se topi kishte shkuar në rrjetë dhe Imobile është ngritur menjëherë në këmbë sikur të mos kishte ndodhur asgjë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online