Kyçi lojtarët në dhomën e zhveshjes, mënyra e pazakontë se si Antonio Konte donte të nxirrte Totenhemin nga kriza

Antonio Konte është shkarkuar nga detyra e trajnerit të Totenhemit. Italiani pati përplasje me drejtuesit e klubit, si dhe kritikoi hapur në media lojtarët dhe ambiciet e Totenhemit. Këta të fundit hynë në një krizë rezultatesh, nga e cila ish-lojtari i Juventusit e pati të vështirë t’i nxirrte.

“Corriere dello Sport“ ka zbuluar edhe mënyrën e pazakontë se si Konte u përpoq të zgjidhte problemin e skuadrës londineze. Mësohet se në muajin janar, trajneri italian i kyçi lojtarët brenda në dhomën e zhveshjes se terreneve stërvitore. Arsyeja ishte që të nxiste futbollistët të diskutonin me njëri-tjetrin dhe të gjenin gjuhën e përbashkët për të vazhduar përpara drejt rezultateve pozitive. Një strategji që me sa duket nuk funksionoi për Konten./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *