Jemi në muajin nëntor dhe në prag të mbylljes së vitit 2020 që me një fjalë të vetme për t’u përshkruar në përsosmëri mund të quhej padyshim: “i çmendur”. Gjithçka ndodhi brenda këtij harku kohor për të trazuar botën dhe për të rritur ndjenjën e ankthit e panikut te njerëzit.
Ndërkohë edhe bota e futbollit ka qenë e mbushur me disa raste të figurave të mëdha që kanë humbur jetën ose që kanë rrezikuar seriozisht shëndetin e tyre. Këtë herë vjen edhe një lajm i trishtë nga Kameruni sa i përket Samuel Eto.
Dikur një futbollist ikonë në Europë, Eto ka mbërritur menjëherë në spital pasi makina e tij është përplasur me një kamion. Ish-sulmuesi ka marrë shumë lëndime në trup dhe gjendja e tij është duke u ekzaminuar. Ngjarja ka ndodhur në Kamerun dhe në ato momente ka pasur një trafik të madh rrugor. Detajet mbi shëndetin e Eto mungojnë ende, por në raportimet e para thuhet se mbetet jashtë rrezikut për jetën. /Sport Ekspres/