Ky nuk mund të quhet futboll! E përjashtuan nga Gjermania, Erdogani merr Sahin te klubi i tij

Tashmë situata e Turqisë po i kalon të gjitha caqet për përfshirjen e sportit dhe politikës në një trup të vetëm. Ndikimi i Erdogan dihej prej kohësh në vendin e tij dhe në të gjitha fushat, madje duke e shtrirë ndikim edhe në vende të tjera.

Por rasti i fundit që ndodhi e nisi fill me Shqipërinë, tregon hapur sesi Erdogani po nënshtron dhe futbollin. Lojtarë turq kanë bërë përshendetjen ushtarake pasi kanë nisur sulmet ndaj kurdëve në Siri. Sikur të mos mjaftonte ky lloj reklamimi për luftë, festa është përsëritur edhe ndaj Francës.

Por “çmenduria” nuk mbaron këtu. Në Gjermani e kanë përjashtuar një lojtar te St Pauli që luan në “Bundesligën 2” pasi festoi në të njëjtën mënyrë. Menjëherë qeveria e Turqisë e ka marrë në mbrojtje këtë futbollist duke i ofruar të gjithë mbështetjen e tyre dhe duke pozuar me të. Pa kaluar shumë minuta, ka ardhur edhe njoftimi se Cenk Sahin do të jetë futbollisti më i ri i Instabul Bashkshehir, klubi gjigand turk që zotërohet nga presidenti turk, Erdogan.

Për më tepër qesharake është fakti se trajtohet edhe si një futbollist me të ardhme të madhe, megjithëse e vetmja arsye e këtij transferimi ishte mbështetja pasi bëri festimin ushtarak dhe aspak në lidhje me cilësitë e tij futbollistike. Ky nuk është futboll, kurrsesi jo… /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online