Tirana po vazhdon që të kryesojë renditjen në Superiore. Bardheblutë kanë arritur që të fitojnë edhe në transfertën e Laçit duke e mbajtur diferencën me dy pikë me Partizanin. I ftuar në “Ora Sport” që transmetohet në “RTV Ora” ishte edhe Mired Reçi. Ky i fundit është shprehur se bardheblutë e kanë treguar se e meritojnë titullin kampion.
“Tirana ka qenë më në vështirësi se Partizani në këto javët e fundit. Një ekip që kërkon titullin kampion, duhet të gjejë forcën e reagimit edhe me mungesa. Tirana ka Abazajn që luan me gjysmë këmbe. Abazaj po sakrifikon shumë, po rri aty se e di që nuk ka më lojtar tjetër, kë të fusin. Lushkja është i dëmtuar.
Tirana po e menaxhon shumë grupin deri tani, Shehi ka bërë punë shumë të mirë edhe në anën psikologjike. Për t’u vlerësuar në këtë kampionat është se gara është e drejtë, nuk ka ekipe që kanë bërë tolerime apo pazare. Unë e pash ndeshjen e Tiranës në Laç, kishte Fair-Play dhe u luajt vetëm futboll, fitoi ekipi më i mirë”, tha Reçi. /Sport Ekspres/