“Ky gol shkon për datëlindjen e babait”/ Urimet për Brojën, nga Xhon Terri te Aubameyang dhe shokët e ekipit

Armando Broja shënoi dje golin e parë me fanellën e Chelsea-t. Sulmuesi shqiptar përjetoi një nga gëzimet më të mëdha në jetën e tij, që rritej edhe më shumë për faktin se goli i tij erdhi në datëlindjen e të atit. Pikërisht për të shkon dedikimi i golit përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Instagram”.

“Nuk kam fjalë për golin e parë me klubin e fëmijërisë. Faleminderit të gjithë tifozëve. Gëzuar ditëlindjen babi”, shkruan Broja në postimin e tij. Nuk mund të mungonin përgëzimet në komente, ku përpos shokëve të ekipit, kanë qenë edhe Xhon Terri dhe gazetari i njohur Fabricio Romano që e kanë uruar./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online