“Ky është lojtari që vlen 100 milionë euro”? Muriqi nuk shënon, tifozët në Turqi nisin ironitë

Pak para ndeshjes së sotme mes Fenerbaçes dhe Alanyasporit, në mediat turke u raportua edhe çmimi real i sulmuesit shqiqptar. Vedat Muriqit. Sipas medias turke “Sabah”, ky lojtar kushton 90-100 milionë euro dhe vetëm për këtë shifër skuadra e njohur mund të heq dorë menjëherë nga kartoni i tij.

Ndërkohë presidenti i Fenerbaçes, kishte thënë pak ditë më parë se as 30 milionë euro nuk e bindin për të larguar Muriqin. I gjithë ky presion i madh ndikon padyshim te këmbët e Muriqit. Fenerbaçe ka humbur në transfertë ndaj Alanyasporit me rezultatin 3-1.

Futbollisti shqiptar nuk ka arritur të shënojë, por pritshmëria e lartë ka bërë që edhe ironitë të mos mungojnë sidomos nga tifozët rivalë të Fenerbaçes. Në rrjetin “Twitter” gjenden shumë komente që ironizojnë vlerën e 100 milionë eurove për Vedat Muriqin, nisur nga ndeshja e sotme. Në 4 ndeshjet e para të kampionatit turk, lojtari që dikur ka qenë edhe pjesë e Superiores, ka realizuar 2 gola. Sikur të mos mjaftonte kjo, edhe ish-futbollisti i Turqisë, Ridvan Dilmen, u shpreh pas ndeshjes: “Vedat Muriqi ka luajtur një futboll shumë të keq sot”. /Sport Ekspres/