Protesta të mëdha janë duke u bërë nga tifozët e PSG për yjet e tyre të ekipit. Pas Lionel Mesit e kishte radhën Neymar. Shumë tifozë janë grupuar para shtëpisë së Neymar duke treguar hapur pakënaqësinë e tyre.
Për të gjitha këto ngjarje ka reaguar edhe trajneri i PSG, Christophe Galtier. “Duhet të ketë kujdes, privatësi. E kuptoj zemërimin dhe zhgënjimin e tifozëve tanë, të cilët po e demonstrojnë duke ardhur para klubit tonë, por nuk e pranoj që të shkojnë në shtëpinë e një lojtar, kjo është pjesë e një klubi të çmendur”, tha Galtier. /Sport Ekspres/