Myrto Uzuni ka shkuar në kuotën e 17 golave të shënuara në Spanjë. Sulmuesi shqiptar tundi dy herë rrjetën në mbrëmjen e sotme ndaj Tenerifes, në atë fitore të arritur me shifrat 2-0 për Granadan.
Vlerësime të mëdha ka marrë edhe nga prestigjiozja “AS” që e komenton në këtë mënyrë performancën e fundit: “Ktheu në gol dy herë penalltinë. 17 gola të shënuara dhe 5 prej tyre janë realizuar nga 11-metrat. Aftësi e pabesueshme edhe për të mbrojtur, futbollist i jashtëzakonshëm”, shkruhet në median spanjolle. /Sport Ekspres/