“Ky djali është flakë, nuk e ke të lehtë vitin tjetër”/ Drogba e ngacmon me Halandin, Levandovski: Nuk e kam thënë ende fjalën time

Robert Levandovski u shpall fituesi i çmimit “Gerd Myler” mbrëmjen e sotmë në ceremoninë e Topit të Artë. Gjatë moment kur gjendej në skenë për të marrë trofeun e tij, nuk ka munguar edhe një ngacmim nga ana e Didier Drogbasë.

Ish-sulmuesi i njohur nga Bregu i Fildishtë i ka treguar polakut një foto të Erling Halandit, duke e paralajmëruar se në vitin e ardhshëm do e ketë të vështirë të fitojë Topin e Artë. “Ky djali (Halandi) po shënon shumë gola. Ndoshta nuk do jetë shumë e lehtë vitin tjetër miku im. Ky djalë është flakë”, ka thënë Didier Drogba.

E menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e Levandovskit. Polaku ka pranuar nivelin e lartë të brezave të rinj, por nga ana tjetër bën të qartë se është ende në garë për më të mirin. “Sezoni është shumë i gjatë. Brezi i ri po vjen, por unë jam ende këtu. Nuk e kam thënë ende fjalën time“, ka thënë Robert Levandovski./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online