Kuzhinieri i Volfsburgut pushohet nga puna për një gatim me… arrë!

Histori e veçantë ajo që vjen nga Gjermania: kuzhinieri i Volfsburgut Olaf Suhanek është pushuar nga puna, sepse kishte përdorur arrë për një nga gatimet e tij për skuadrën!

Klubi gjerman ka marrë masa pas një ngjarjeje të dhjetorit të shkuar, kur në prag të ndeshjes kundër Këlnit, humbur 1-0, mesfushori Maksimilian Arnold nuk ishte në fushë. Bëhet fjalë për një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Volfsburgut dhe klubi shpjegoi atëherë se bëhej fjalë për probleme me stomakun, por historia ishte ndryshe.

Tashmë zbulohet se mungesa e Arnoldit erdhi për një krizë alergjike, e shkaktuar nga ushqimi.

Mesfushori është alergjik ndaj arrave dhe këtë kuzhinieri i klubit e dinte, por e kishte harruar. Për pasojë, Arnold mungoi një ndeshje, ndërsa Suhanek ka humbur vendin e punës, sepse ushqimi është tepër i rëndësishëm për futbollistët, të paktën ata në nivele të larta, sepse nuk po flasim për në Shqipëri, ku shpesh shohim futbollistë, edhe nga ata më të paguarit në Shqipëri, që hanë edhe në fast-food.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online