Filipe Kutinjo ka ende shanse që të varë në qafë medaljen e fituesit të Ligës së Kampioneve këtë sezon. Nuk është për të qeshur, edhe pse braziliani është bërë objekt humori, sepse iku nga Liverpuli për të fituar trofeun madhor me Barcelonën, por tashmë Barça është jashtë dhe Liverpuli ëndërron trofeun, pas triumfit ndaj Mançester Sitit.
The Reds vijojnë rrugëtimin dhe janë vetëm 3 ndeshje larg trofeut më të rëndësishëm në Europë, 13 vite pas fitores dramatike kundër Milanit në Stamboll.
Nëse Liverpuli ia del mbanë, mund të marrë një medalje të artë edhe Kutinjo, i cili ka luajtur në Champions League me Liverpulin këtë sezon, duke zbritur në fushë në 5 ndeshje në grup, me 5 gola të shënuar.
Në bazë të rregullores, fituesi i Champions League merr 40 medalje të arta dhe finalisti humbës merr 40 medalje të argjendta.
Nëse Liverpuli ia del mbanë, do të vendosë Jyrgen Klop nëse Kutinjos i shkon një medalje. Varet si janë ndarë në janar, por natyrisht, rëndësi ka që Liverpuli të shkojë një herë në finale e të triumfojë, pastaj ka kohë për medaljen e Kutinjos.