Eksod talentesh, shkodranët provohen në Kroaci

Vllaznia prodhon për vete dhe për të tjerët, ky është një fakt i njohur historikisht, ndërkohë që tradita vazhdon edhe këtë sezon, sepse disa talente shkodranë do të provohen në Kroaci.

Dy lojtarë të Vllaznia U-19 do të provohen tek ekipi i Dinamo Zagreb: mbrojtësi Egzon Shimaj dhe mesfushori Serjan Repaj, të cilët do të qëndrojnë deri në fund të muajit te gjiganti kroat, që e ka kuptuar se në Shqipëri mund të zbulojë ndonjë talent me kosto mjaft të ulët financiare.

Ndërkaq, Shkodra.Neës raporton se edhe tre lojtarë të tjerë nga Akademia Vllaznia do të jenë në provë tek një ekip tjetër kroat. Bëhet fjalë për 3 lojtarë të Vllaznisë U-17 që do të provohen te ekipi i Lokomotivës së Zagrebit, klub satelit i Dinamos së Zagrebit.

Bëhet fjalë për Rigers Xhahysën, Arif Amulin dhe Klodian Harushën, të cilët do të provohen në fund të këtij muaji te ekipi kroat, për një periudhë 5-ditore. Amuli luan në repartin e mbrojtjes, ndërsa Xhahysa dhe Harusha në mesfushë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online