“Kush vepron si Belgjika rrezikon UEFA-n”, presidenti Ceferin kërcënon Federatat për këtë model

Presidenti i UEFA-s kishte kohë që që e bënte të qartë për të gjithë se titulli kampion në tavolinë nuk do të ishte një mundësi. Kjo pasi sipas Ceferin kampionati duhej të luhej deri në fund për tu quajtur i vlefshëm. Megjithatë Belgjika doli kundër rrymës dhe vendosi bëjë të kundërtën, duke e shpallur fituesin përpara kohe, ku Club Brugge është kurorëzuar kampion në bazë të renditjes aktuale.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Aleksander Ceferinit, që tashmë i njeh belgët me pasojat, ndërsa paralajmëron në këtë mënyrë edhe federatat e tjera për të mos ndjekur këtë rrugë. Kreu i qeverisë europiane të futbollit bën me dije se ekipet belge dhe ato që mendojnë si ta mund të mos marrin phesë në kompeticionet e UEFA-s sezonin e ardhshëm, ndërsa sa i përket rikthimit të futbollit, tregon se kampionati mund të luhet në korrik dhe gusht, qoftë edhe pa praninë e tifozëve.

“Ekipet belge dhe të tjerët që mendojnë një zgjidhje të ngjashme rrezikojnë të mos marrin pjesë në kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm. Mendoj se kjo nuk është mënyra e duhur për të vepruar. Solidariteti nuk është një rrugë një kalimshe, nuk mund të kërkosh ndihmë dhe më pas të vendosësh se çfarë është e drejtë për ty. Futbolli pas dyerve të mbyllura nuk është njësoj si ai që luhet përpara tifozëve, por është më mirë të luash edhe pa publik dhe t’i transmetosh ndeshjet në TV se sat ë mos luash fare. Njerëzit e duan futbollin, i sjell energji positive dhe me shumë mundësi do të luhet në korrik dhe gusht”, ka thënë Ceferin./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online