Vllaniza konfirmoi edhe njëherë forcën e saj këtë sezon, teksa mposhti edhe Partizanin që këto javë nga mbrojtjen më të mirë të kampionatit. Përplasje në deklarata ka pasur mes drejtuesëve të të dyja klubeve, me Olsi Ramën që akuzoi për praninë e tifozëve si një motiv shtesë për të fituar ndaj Partizanit, ndërsa Xhaferi u kundërpërgjigj se me një stadium plot kuqeblutë mund të kishin shënuar edhe 30 gola. Kjo nuk është pritur mirë nga gazetari Gëzim Sinemati, i cili në studion e “Procesi Sportiv” shpërthen ndaj sponsorit të Vllaznisë për këtë deklaratë të dhënë.
“Unë nuk jam fare dakort me atë deklaratën e Alban Xhaferit që tha po të kishim stadiumin plot do t’i fusnin 30 gola Partizanit. Po kush je ti që do i fusësh 30 gola se para dy vitesh Vllaznia ishte në kategorinë e dytë dhe Partizani ishte kampion”, ka thënë Gëzim Sinemati./Halit Delibashi-Sport Ekspres/