“Dënimi për thyerje protokolli deri në rrëzim nga kategoria”, Olsi Rama: Xhaferi tha se do shënonin 30 gola? Shikoni…

Vllaznia arriti që të mposhte Partizanin dhe të mbajë vendin e parë në Superiore, por më shumë sesa fitorja e shkodranëve, jehonë morën fjalët e Olsi Ramës. Ky i fundit hapi polemika për thyerje të protokollit pasi ishin një numër tifozësh më i lartë sesa ajo që është e lejuara. Ndërkohë nuk vonoi kundërpërgjigja e sponsorit të Vllaznisë, Xhaferi, i cili ia bëri të qartë Ramës se nëse stadiumi do të ishte i plotë atëherë me llogjikën Vllaznia do të arrinte që t’i shënonte 30 gola.

Së fundmi Olsi Rama ishte i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”. Teksa e ka sqaruar në shumë raste se nuk dëshiron që të hapi polemika për Vllazninë dhe se i do shkodranët si djepi i futbollit shqiptar, nuk la pa përmendur se dënimet për thyerje të protokollit të COVID, shkojnë deri në rrëzimin e ekipit nga kategoria.

“Nuk ishte polemikë ajo për Vllazninë, por mungesë e “fair-play”. Ne luajmë pa tifozë, ndërsa kur shkojmë në Shkodër gjejmë tifozë. Unë në fakt e dua Vllazninë dhe që është djepi i futbollit shqiptar. Do të doja një stadium plot në fitoren e Vllaznisë kundër Partizanit dhe që ne ti kishim ata 2000-3000 guerrilsat me vete. Të mos kenë asnjë dyshim tifozët e Vllaznisë që janë prekur se unë jam kundër tyre, përkundrazi. Madje unë u ula me tifozët shkodranë pasi ndihem mirë mes tyre. Por rregullat janë rregulla dhe 500 tifozë janë armë për vendasit. Nuk është polemikë, por duhet fair play. Deklarata e Alban Xhaferit ishte mungesë respekti ndaj nesh, por shikoni:

“Unë jam gati që të iki në Shkodër javën tjetër dhe të luajmë, le të jenë 10.000 tifozë, por të kemi edhe ne mbështetësit tanë.” Nëse Xhaferi thotë që do të bënin 30 gola, unë mendoj se Vllaznia do të kishte më shumë presion. Merreni si të doni, unë jam ulur me tifozët e Vllaznisë dhe ndihem komod me ta. Unë kam qenë pjesë e tifozëve dhe i kam parë që në fillim, por nuk e ndalova ndeshjen pasi kemi ardhur për ta zhvilluar.

Pastaj dënimet janë shumë të rënda kur thyen rregullat e COVID, kur thyen protokollin, deri në rrëzimin nga kampionati. Një piacë është Vllaznia për Superioren, i duhet historia futbolli shqiptar siç i duhet Vlora, siç i duhet Skënderbeu i kohëve të arta. Se këto e kanë bërë historinë, Partizani, Dinamo, Vllaznia, Flamurtari, Skënderbeu, Tirana. Se Laçi dhe Kukësi janë shumë të freskëta dhe janë pjesë e Superiores vetëm në këto vitet e fundit”, u shpreh Rama. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online