Kushdo që thotë se paratë nuk mund të blejnë sukses në futboll, gabohet rëndë. Një shembull i vërtetë që vjen nga liga më e mirë në botë, me një ekip që luftoi për mbijetesë sezonin e kaluar dhe tani është në krye dhe është konkurrues për Champions League.
Bota e futbollit tashmë ka një fuqi të re që është krah për krah me klubet më të mira të Premier League dhe siç kanë nisur, mund të thuhet se vetëm qielli është kufiri i tyre.
Gjithçka është më e lehtë me para. E dinë mirë në St. James Park. Që kur ra në pronësi të fondit PIF nga Arabia Saudite, Newcastle United është bërë klubi më i pasur në botë dhe shumë shpejt është më se konkurrues.
Ditën e Boxing Day, Newcastle vizitoi Leicester Cityn, atje ku fitoi pastër me shifrat 0-3, duke kaluar Mancheter City në vendin e dytë, për të mbajtur vendin e dytë në tabelë. /Sport Ekspres/