“Kush mund t’i thojë jo Realit të Madridit”?! Ish-lojtari i Barcelonës refuzon katalanist dhe pranon “tradhëtinë”

Zherard Delofeu po shkëlqen këtë sezon në Serinë A. Sulmuesi spanjoll regjistron 6 asist në 6 takimet e para të Udinezes, që deri në këtë javë ka bërë befasinë e madhe duke mundur ekipe të mëdha në futbollin italian. 28-vjeçari është rritur në klubin e Barcelonës, por gjithnjë është preferuar të dërgohet në huazim, duke mos i dhënë asnjëherë shansin të jetë pjesë e katalanasve.

I pyetur nga “Marca” nëse do të rikthehej te Barcelona, lojtari përgjigjet shkurt dhe qartë: “Jo. Nuk do të kthehesha”. Por si për të mos mjaftuar refuzimi, Delofeu pranon edhe ”t’i tradhëtojë” blaugranat. Futbollisti i Udinezes ka pohuar se nuk do e mendonte dy herë për t’u transferuar te Reali i Madrdi. “Nëse vjen Madridi, sigursht që po. Si mund ti thuash jo Madrdit?!“, është shprehur Zherard Delofeu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *