“Kush më njeh e di që bëj çdo sakrificë për bluzën e Kombëtares”, Hysaj i kërkon falje tifozëve: Ishte gabim instiktiv

Elseid Hysaj ka qenë në shënjestër të kritikave të tifozëve pas veprimit të tij në ndeshjen me Italinë. Mbrojtësi shkodran uli kokën në momentin e Barela goditi portën e Shqipërisë, duke i hapur kështu udhën topit të ndalej në rrjetë. Një gabim që solli golin e dytë të axurrëve.

Tifozët nuk i kanë kursyer kritikat e shumta në drejtim të lojtarit të Lacios. Aq sa kanë detyruar Hysajn të mbajë një qendrim në rrjetet sociale. Ai i ka kërkuar ndjesë të gjithë tifozëve, ndërsa ka shtuar gjesti instiktiv prej tij erdhi si pasojë i një vlerësimi të rremë të trajektores së topit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/