Në moshën 38-vjeçare, Luka Modric po luan futboll të mrekullueshëm. Mesfushori kroat është aq i mirë sa Reali nuk ka dashur ta heqë dorë dhe së shpejti do të nënshkruajë kontratë të re njëvjeçare.
Futbollisti kroat është lideri i kësaj skuadre të Realit përkrah Karim Benzemas. Pa të, asgjë nuk do të ishte njësoj në fushë, kroati gëzon shumë respekt dhe sonte do ta shikojmë nga minuta e parë, pavarësisht nga problemet me lëndimet që ka pasur në periudhën e kaluar.
“Kush do të luajë në mesfushë? Luka Modri? dhe dy të tjerë”, tha trajneri i Realit, Carlo Ancelotti.
Modric ndien shqetësime nga një muskul dhe dëmtimi ishte shumë i pakëndshëm. Ai shkoi në Beograd për mjekim dhe arriti të shërohej, por Relevo pohon se Luka do të luajë me rrezik të madh sonte.
“Ne u konsultuam me ekspertët dhe të gjithë ranë dakord për një gjë, shfaqja e Modric kundër Manchester City mbart një rrezik të madh. Rreziku i lëndimit në një ndeshje me intensitet të lartë dhe rinovimi i dëmtimit mund ta mbajë atë jashtë fushës për muaj të tërë”, tha Relevo. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/