“Kush ka bërë stërvitje pa leje, t’i ulen menjëherë pikët”! Peter Pakult do dënim shembullor për ekipet që “tradhëtuan” shtetin

Nga Klaudio Ndreca

Teksa në Shqipëri dhe në Kosovë ka pasur akuza thuajse nga të gjitha skuadrat e elitës së futbollit për njëra-tjetrën, se kanë nisur stërvitjen para kohe dhe kur shteti ende nuk kishte dhënë lejen, në Austri ishte Lask-u në qendër të vëmendjes.

Ndërkohë ish-trajneri i Kukësit, Peter Pakult, kërkon një dënim shembullor për ato skuadra që kanë “tradhëtuar” shtetin. Kjo pasi ato skuadra që janë stërvitur përpara kohe, e bëjnë garën të padrejtë me të tjerët që kanë respektuar me përpikmëri kufizimet dhe janë karantinuar.

“Sipas meje, nuk duhet të jenë shumë të butë. Një paralajmërim dhe gjobë do të ishte shumë pak. Një përjashtim nga kampionati do të ishte shumë.  E saktë dhe e qëndrueshme do të ishte: “Zbritje e ndjeshme e pikëve”. Lask-u veproi me qëllim dhe krijoi një avantazh me nisjen e stërvitjes që nuk lejohej. Lask ka tradhëtuar Qeverinë, ligën dhe të gjitha klubet e tjera. Ende lind një pyetje për mua. A erdhi urdhëri nga lart? Nga presidenti? Nga drejtori sportive? A ka pasur një takim dhe u diskutua procedura? A u pajtuan lojtarët?”, e ka mbyllur me Pakult. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *