Kush është Thiago Silva? Shihni vetëm historinë e dashurisë, priti 4 vite për femrën e jetës

Thiago Silva mund të detyrohet të ndërpresë marrëdhënien e tij me klubin francez të PSG-së si pasojë e përfundimit të kontratës që skadon në fund të sezonit. Mbrojtësi brazilian nuk e dëshiron një largim nga Parisi, ndërsa ekipi nuk i ka ofruar ende një rinovim, pasi shkak për këtë duket të jetë mosha e tij 35-vjeçare.

Në një situatë të tillë ka qenë gruaja e futbollistit që i përcjell PSG-së mesazhin e qartë se Thiago Silva kërkon të vazhdojë në kryeqytetin francez. Madje Isabelle Silva qetëson parisienët edhe për moshën e mbrojtësit të tyre, pasi shprehet në rrjetet sociale se nëse Maldini arriti të luante deri 42 vjeç edhe pse tymoste, atëherë bashkëshorti i saj mund të luajë deri në 50 vjeç.

“Kur përfundoi sezoni i parë me PSG-në ne donim të ktheheshim edhe njëherë te Milani. Por tani jemi shumë të lidhur me Francën dhe nuk duam të largohemi nga aty. Historia jonë e dashurisë me Thiagon? Po, në fakt ka 4 vite që tentoi të më joshte, një shenjë kjo e vendosmërisë dhe këmbënguljes së tij për të arritur atë që dëshiron. Nëse Maldini luajti deri në 42 vjeç edhe pse tymoste, atëherë Thiago mund të luajë dëri në 50 vjeç”, është shprehur bashkëshortja e Silvës./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online