Quht Uilliam Bianda dhe është aktivizuar me Lensin sezonin e shkuar. Drejtori sportiv i Romës shpreson se do të jetë ai “asi nën mëngë” për verdhekuqtë, ndaj është bindur dhe ka paguar 6 mln euro për mbrojtësin, që në Francë e krahasojnë shumë me Umtitin.
Lens fiton 6 mln euro dhe ka 15% të kartonit në rast rishitje. “Jam i lumtur që jam këtu. Roma është një klub shumë i madh”, ka thënë fillimisht qendërmbrojtësi për faqen zyrtare të Romës. “Jam i sigurt se kjo është zgjedhja e duhur për mua, për përparimin tim dhe për këtë fazë tjetër të karrierës sime”, përfundoi Bianda.
Të mos harrojmë që mbushi 18 vjeç vetëm në prill. Ai ka firmosur deri në qershor të 2023 dhe do të mbajë fanellën me nr 28.