Kush e mban mend këtë magji? Para 18 vitesh la gojëhapur italianët, Zlatan Ibrahimovic do të realizonte golin e pamundur (VIDEO)

Zlatan Ibrahimovic është padyshim një nga sulmuesit më të mirë që kemi pasur mundësinë të shikojmë në 20 vitet e fundit. Ibrahimovic është 40 vjeç dhe është ende aktiv, teksa luan në një nivel të lartë, duke dalë kampion me Milanin në Serinë A.

Edhe pse është në fund të karrierës, ai sërish nuk dëshiron të pensionohet dhe duket se do të nënshkruajë kontratë të re njëvjeçare me kuqezinjtë. Edhe pse pësoi një dëmtim të rëndë në gju që do të kërkojë gjashtë muaj rikuperim, suedezi është i vendosur të vazhdojë të luajë sepse beson se mund t’i përgjigjet ende niveleve më të larta.

Ibrahimovic është në një pushim të merituar dhe është i përkushtuar për rikuperimin e lëndimeve. Suedezi u gjend sot në qendër të vëmendjes së publikut futbollistik për shkak të golit që shënoi 18 vite më parë. Atëherë ishte lojtar i Ajax-it dhe ende nuk e kishte provuar veten në skenën e madhe. Megjithatë, në Kampionatin Evropian të vitit 2004, Ibrahimoviç tregoi se çfarë mjeshtërie ishte në gjendje që të realizonte.

Përkatësisht, në këtë ditë 18 vite më parë, Ibrahimoviç shënoi njërin prej golave ??më të mirë në karrierën e tij. Kështu ndodhi në ndeshjen ndaj Italisë, kur Ibra shënoi një gol joreal, ndërsa italianët e pafuqishëm shikonin të habitur se çfarë po ndodhte. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online