“Kurtua spiunonte formacionin”, plas gjyqi te Belgjika

Ish-trajneri i Belgjikës, Mark Uilmots, ka lëshuar një deklaratë të rëndëm duke akuzuar portierin Tibo Kurtua se zbuloi për mediat formacionin e kombëtares belge, nëpërmjet të atit.

Uilmots u pushua nga puna pas humbjes 3-1 ndaj Uellsit në Euro 2016, disfatë që çoi te një sherr i ashpër mes trajnerit dhe portierit të Çelsit, në lidhje me taktikën e përdorur.

Kurtua kritikoi hapur trajnerin, i cili nga ana e tij ka kundërsulmuar, duke akuzuar se në skuadër ekzistonte një spiun që u tregonte mediave formacionin dy orë para ndeshjeve dhe sipas tij spiuni ishte Kurtua: “Nëse unë e zbuloj formacionin në orën 6 dhe 15 minuta më vonë del në çdo media, atëherë është problem i madh. Do të thotë që një futbollist shet kombëtaren dhe kjo është e rëndë. Shumë gazetarë francezë më kanë thënë se formacionin e nxjerr babai i Kurtuasë, kjo është mungesë e theksuar respekti ndaj atdheut. Unë pres për formacionin e kundërshtarit deri 1 orë para ndeshjes, ndërsa kundërshtarët e mësojnë formacionin tim të paktën 2 orë përpara dhe kjo është dramatike, ndryshon gjithçka”.

GJYQI – Babai i Kurtuasë, Tieri, ka mohuar gjithçka, ndërsa ka deklaruar se së bashku me portierin e Çelsit do ta hedhin në gjyq ish-trajnerin e kombëtares. “Zoti Uilmots përsërit, jo për të parën herë, publikisht dhe pa asnjë bazë akuzat që përbëjnë një sulm ndaj nderit tim dhe reputacionit që kam krijuar, gjë që vlen edhe për babain tim. Për këtë arsye, kemi vendosur të dorëzojmë një padi për shpifje dhe ulje imazhi”, shkruan Kurtua në faqen e vet në Instagram.

Belgjika, kombëtarja me talente pa fund, por që nuk do të bëhet kurrë fituese dhe këto histori tregojnë qartë pse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *