Kurtua: Brazilianët e mendonin veten kampionë

Nëse Belgjika ka eliminuar Brazilin dhe tashmë ëndërron trofeun më të rëndësishëm në botë, meritë të madhe ka edhe Tibo Kurtua, i cili priti gjithçka mundi (9pritje, rekord për këtë Botëror), duke u mposhtur vetëm një herë.

“Brazilianët ishin të bindur se titullin do ta fitonin ata. Fituam ndaj një prej pretendentëve kryesorë dhe tani duam të shkojmë në finale”, tha 26-vjeçari, i cili i ndan meritat me shokët.

“Jam shumë krenar për ndeshjen time, ashtu si për paraqitjen e gjithë skuadrës. Mbrojtën në mënyrë të shkëlqyer dhe sa herë kalonte Brazili, isha unë gati”.

Tani përpara është Franca: “Alamet ekipi, po fiton duke luajtur mirë. Fituan ndaj Uruguait duke bindur, po ashtu ndaj Argjentinës. Do të bëjmë gjithçka të jetë e mundur, por në gjysmëfinale gjithçka mund të ndodhë”.

Kurtua ka dashur të sqarojë edhe deklaratën e tij në lidhje me anglezin Pikford, sepse u duk sikur u tall me shtatlartësinë e tij për golin e pësuar ndaj Belgjikës: “Dua ta sqaroj këtë gjë, sepse duket sikur u talla me Pikford. Nuk është ashtu, thashë vetëm që unë jam pak më i gjatë dhe ndoshta mund ta kapja gjuajtjen e Januzajt, por absolutisht qr nuk kisha ndërmend të tallesh, e vlerësoj shumë Pikfordin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *