Fanella e Kombëtares është padyshim një nga ëndrrat më të mëdha të çdo lojtari. Nëse të gjithë presin të bashkohen me ekipin kombëtar që në moshë të re, rasti i Pasveer-it na mëson se kurrë nuk është vonë për të përmbushur dëshirat e tua. Portieri holandez bëri debutimin e tij me “tulipanët” në moshën 38-vjeçare.
Van Gaal vendosi ta hidhte në fushë nga minuta e parë në sfidën e mbrëmshme kundër Polonisë, duke i plotësuar një nga ëndrrat e tij më të mëdha në vitet e fundit të karrierës. Gardiani i Ajax-it do të festojë 39 vite jetë në nëntor dhe bëhet padyshim një rast i veçant në historinë e futbollit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/