Kurrë mos u dorëzo! Histori filmash ajo e Nico Williams, prindërit bën Ganë-Spanjë në këmbë dhe kaluan Saharanë

Shpeshherë jeta të sfidon dhe të hedh në drejtime të ndryshme, shumë herë të dërgon edhe në pikën e fundit ku nuk duket asnjë rrugë e vetme shpëtimi, por shpresa është ajo që të mban gjallë, për të marrë shpërblimin në fund të të gjithë vuajtjeve. Fatit të shkruar, nuk i shpëton dot askush, këmbëngulja, shpresa, vendosmëria dhe besimi i ruajtur edhe në momentet më të errëta, janë ato që kthejnë situatën për të dërguar në pikën më të lartë.

Në pak fjalë, kjo është edhe historia e Nico Ëilliam ose më saktë, e familjes së tij. Një histori filmash, me sakrifica që e tejkalojnë çdo fantazi, por nëse Spanja fitoi Europianin me Ëilliamsi-n, është edhe për shkakun se familja e këtij të fundit nuk u dorëzua në momentin që të gjithë do të kishin hequr dorë.

Prindërit e Nick Ëilliams janë emigrantë nga Afrika. Ata vendosën të largoheshin nga Gana në 1994 dhe të shkonin në Europë. I ati i tij, Felix Ëilliams, mori me vete në këtë udhëtim të pasigurt edhe gruan e tij shtatëzanë, Maria.

Dhe kështu u nisën për një jetë më të mirë, por duke rrezikuar edhe fundin e tyre. Ata nuk kishin parë për një anije që t’i dërgonte në Europë dhe për këtë arsye u nisën për në Europë në këmbë.

Po, e dëgjuat saktë, në këmbë. Ata kaluar në Burkina Faso dhe Mali, ndërsa një pjesë e udhëtimit të tyre i dërgoi në shkretërirën më të madhe në botë, Sahara. Shumë njerëz lanë eshtrat e tyre atje, teksa gjatë rrugës, u përballën me shumë vështirësi si etja, uria, grabitjet. Nëpërmjet Algjerisë, familja e Ëilliams arriti në Marok.

Qëllimi i tyre ishte Spanja dhe arritën në territorin spanjoll të Melilla, duke kapërcyer gardhin kufitar. Më pas ata u arrestuan nga policia, siç shpjegoi një prift, një i njohur i familjes Ëilliams nga Gana.

“Ata thanë se vinin nga Liberia dhe kishin ikur për shkak të luftës. Për shumë vite mendova se vinin nga andej”, tha Mardones për “BBC”. Qeveria spanjolle në atë kohë i dërgoi emigrantët nga Melilla në pjesë të ndryshme të Spanjës dhe kështu familja Ëilliams u shpërngul për në Bilbao.

Ndërsa nëna punonte në punë të ndryshme dhe kujdesej për fëmijët, babai u nis drejt Anglisë. Atje punoi në punë të vështira fizike, në bujqësi dhe ndërtim, ai dërgonte para në Spanjë që djemëve të mos i mungonte ushqimi. Madje në një kohë punoi edhe si roje sigurie në stadiumin e Chelsea.

“Unë gjithmonë do ta vlerësoj atë që babai dhe nëna ime bënë për ne. Ata janë luftëtarë, na kanë rrënjosur respektin, punën e palodhur çdo ditë, edhe kur askush nuk të jep asgjë. E vërteta është se jam shumë krenar që i kam si prindër dhe përpiqem të bëj gjithçka që mundem për t’i bërë ata krenarë me djalin e tyre”, tha Nico Ëilliams. /Sport Ekspres/