“Kurir” e quan skandaloze, ish-kampioni i botës Vitali Klitschko jep premtim: Çlirohemi nga Rusia, si shqiptarët nga Serbia

Ish-kampioni i botës, Vitali Klitschko, është vërtet për t’u përgëzuar për qendresën e tij ndaj Rusisë. Pasi këta të fundit nisën që të futeshin në territorin e Ukrainës, Klitschko kishte të gjitha mundësitë për t’u larguar, por zgjodhi që të qëndronte për të mbrojtur popullin e tij. Në një intervistë për “LeCanton27”, ish-kampioni i botës falënderoi shqiptarët, ndërsa këto fjalë janë përcjellë mes skandalit nga “Kurir”.

“Më vjen shumë mirë që takoj për herë të parë një gazetar shqiptar, një rast i mirë për t’ju përcjellë një mesazh juve, popullit shqiptar në Ballkan. Kemi dëgjuar e lexuar se edhe ju shqiptarët si ne ukrainasit jeni njerëz të paqes, liridashës, por edhe luftarakë që e do nevoja, nëse na e imponon ndokush. Ne sot po luftojmë kundër regjimit rus, që po tenton të okupojë vendin tonë, Ukrainën, që më se 100 ditë, sikur ju që ishit dikur të okupuar nga Serbia. “Faleminderit Kosovë, faleminderit shqiptarë! Pasi ju u çliruat nga Serbia, edhe ne do të çlirohemi nga Rusia!”, tha Klitschko. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *