Nga Klaudio Ndreca
Granada ka arritur që të fitojë në ndeshjen e parë të kampionatit kundër Atletik Bilbao në shifrat 2-0. Një tre pikësh ky që do ta dërgojë më të qetë këtë skuadër në vendin tonë, atje ku do të përballet kundër Teutës në turin e dytë të Europa League.
Por një kuriozitet i madh dhe fakt vërtet interesant është mënyra sesi e kishin përgatitur ndeshjen te Granada. Kur lojtarët u futën në stadium dhe duhej të bëhej nxehmja e muskujve, futbollistët nuk kanë nisur të vrapojnë.
Si për të dalë tërësisht nga e zakonshmja janë grumbulluar në grup dhe kanë shtruar një veshje për të mos u dëmtuar nga fusha, ndërsa nisën disa ushtrime si të ishin në palestër, për të bërë streçing që ndihmon shumë në lirshmëri dhe nuk lejon tendosjen e muskujve. Ky ideim nga ana e përgatitësit fizik, Victor Lafuente, ka dhënë menjëherë rezultate pasi Granda ka luajtur në një ritëm të lartë kundër Bilbaos. /Sport Ekspres/