“Kur Vllanznia ishte në vend të parë, nuk e besonte as vetë“, Ruço komenton Superioren: Për titull shoh Teutën

Edmond Ruço ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin “Sport Magazine” të transmetuar në “Ora Neës“ dhe të moderuar nga Drilon Xhepollari, për të komentuar ecurinë e kampionatit shqiptar. Sa i përket një nga sfidave më të forta të ditës së nesërme, Laçi-Vllaznia, ish-futbollisti sheh favorit kurbinasit. Ndërkohë në luftën për titull gjykon si më të avantazhuar Teutën.

“Laçi-Vllania në këndvështrimin tim është një ndeshje shumë delikate, sa i përket fazës ku ka hyrë kampionati. Sepse Laçi ka një ekip cinik, nuk shfaqet me lojëra të bukura. Ndërsa Vllaznia luan më bukur futboll dhe kërkon rezultatet e munguara javët e fundit. Ndërkohë që ata kanë qenë në vend të parë nuk e bësonin as vetë, nuk e kanë mbajtur presionin. Them se Laçi do të marrë një rezultat pozitiv.

Titulli? Shoh Teutën, shoh Partizanin, sepse luajnë futboll dhe kanë një trajner që është nga më të mirët në Superiore. Shoh Tiranën deri diku, por edhe Vllazninë e shoh superiore, sepse ka një trajner me mentalitet ndryshe nga futbolli jonë. Mendoj që këto 4 ekipe do rivalizojnë deri në fund. Por unë shoh Teutën, realisht”, është shprehur ndër të tjera Edmond Ruço./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *