Valencia deri para pak javësh ëndërronte kreun dhe po bezdiste Barcelonën, por ka humbur 3 nga 4 ndeshjet e fundit dhe tashmë ka zbritur në vendin e tretë.
Një moment aspak i mirë në fushë, por edhe jashtë saj, sidomos për trajnerin Marselino, i cili po përndiqet nga fati i keq. Pas ndeshjes së djeshme kundër Vijarealit, humbur në shtëpi, Marselino po kthehej në Asturia për të kaluar Krishtlindjet pranë familjes, por mbeti viktimë e një aksidenti të çuditshëm. Siç raportojnë mediat në Spanjë, makina e trajnerit ka goditur një derr të egër që i ka prerë rrugën.
Marselino është transportuar për në spital, por nuk ka pasur pasoja të rënda, ndërsa në gjendje më serioze është i ati 81-vjeçar, ende i shtruar.